Gara për videon më të mirë #AsUne.

by admin

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” me mbështetje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ju fton të bëheni pjesë e “Garës për videon më të mirë” që zhvillohen në kuadër të fushatës #AsUne nuk do të votoj për kandidatët e korruptuar.

Ju ftojmë që të na dërgoni video me temën: “Pse nuk do të votoni për kandidatë të korruptuar?”.

Afati për dorëzimin e videove tuaja është deri më: 3 qershor 2017


Të interesuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte për aplikim:
– Të jenë mbi 18 vjeç;
– Video nuk duhet të jetë më e gjatë se 20 sekonda;
– Video duhet të përmbaj zërin dhe pamjet e personit ose grupit që e dërgon;
– Video nuk duhet të përmbaj gjuhë të urrejtjes apo banalitet;
– Duhet të përmbaj slloganin #AsUnë;

SHPËRBLIMET:

Pas përfundimit të garës 5 videot më të mira, do të shpërblehen me nga 200 EUR secila

– Videot më të mira do të vlerësohen nga paneli jonë vlerësues duke u përqendruar në origjinalitet, porosinë qe jepet, vizualitet dhe kreativitet.

Videot mund t’i dërgoni nëpërmes mesazheve në faqen e Demokracia në Veprim në Facebook:
https://www.facebook.com/Demokracia-n%C3%AB-Veprim-126790465508/
Ju duhet të dërgoni së bashku me video edhe të dhënat e juaja si: emri, mbiemri, email, numri i telefonit, qyteti prej nga vini. Nëse nuk dërgohet këto të dhëna, video nuk merret parasysh!


*Shuma prej 200 EUR është subjekt i tatimit në fitim.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org