17
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka dalë me rezultatet preliminare për 65% të vendvotimeve në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit. Sipas këtyre rezultateve kandidati nga PDK, Ramiz Lladrovci prin me 46% të votave.
Dalja e votuesve në zgjedhjet e sotme është 21,723 votues apo shprehur në përqindje 41 %.