Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” është duke vëzhguar procesin zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenas me gjithsej 99 vëzhgues, përfshirë këtu 4 ekipe mobile dhe 8 vullnetarë në Qendrën e Thirrjeve.
Vëzhguesit e DnV-së nga terreni, na informojnë se rreth 10% tëtë gjitha vendvotimeve 72 vendvotimeve janë hapur me vonesë.
Vonesa të theksuara janë shënuar në këto vendvotime:
Vendvotimi 0327E/02D Gllobar, shkolla “NaimFrashëri” nuk është hap deri në 7:54 në mungesë tëkomisionerëve.
Vendvotimi 0322E/01R, në fshatin Qikatovë e Vjetër, shkolla “Deshmorët e Drenicës”, nuk është hapur deri në 7:43, për shkak se vendvotimi nuk ka qenë i rregulluar teknikisht.
Vendvotimi 0321E/02D, nëKishnarekë, shkolla “7 Marsi”, u hap në 7:40, në mungesë të materialeve.
Vendvotimi 0312E/01R, nëLikoshan, shkolla “Rexhep Gjeli” deri në ora 7:35 nuk është hapur në mungesë të kryesueses së KVV-së.
Vendvotimi 0302E/03R, nëKomoran, shkolla “XheladinGashi- Plaku”, është hapur në ora 7:28 në mungesë të njëkomisioneri, llabat ultravioletë jo funksionale dhe nuk janë bërë përgatitjet teknike.
Pjesa dërmuese e qendrave kanë qasje për persona me aftësi të kufizuar.
Nuk vërehet material propagandues zgjedhor është gjetur brenda perimetrit të lejuar.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë gjithsejt 52, 569 votues, janë 28 qendra të votimit me 72 vendvotime dhe në garë janë 6 kandidatë.
Demokracia në Veprim u bën thirrje të gjithë votuesve që të dalin në zgjedhje për ta ushtruar të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese.
DnVështë koalicioni më i madh vendor për vëzhgim të zgjedhjeve me gjithsej 48 OJQ.
DnV: Evidenton vonesa në hapje të 10% të vendvotimeve në Drenas
20