KOMF dhe DnV që përfaqësojnë 60 organizata të shoqërisë civile bëjnë thirrje që të mos shfrytëzohen fëmijët në fushatë zgjedhore

by admin

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF që përfaqëson 22 organizata joqeveritare në fushën e mbrojtjes së drejtave të fëmijëve dhe Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim që përfaqëson 38 organizata joqeveritare të fushës së monitorimit të zgjedhjeve, në emër të misionit për mbrojtjen, respektimin, mirëqenien dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve, apelojnë tek subjektet politike, të cilat janë në fushatë elektorale për zgjedhjen e Kryetarit të Komunës së Drenasit, që të mos i shfrytëzojnë fëmijët për aktivitetet e tyre zgjedhore. Poashtu, apelojmë te prindërit, të cilët përcjellin aktivitete zgjedhore të partive, që të mos i politizojnë fëmijët që janë ende në zhvillim e sipër.
Nga vëzhgimi i fushatë zgjedhore në terren është vërejtur prania e fëmijëve në aktivitetet e hapjes së fushatës së subjekteve poltike. Duke qenë së tani fillojnë punën shkollat pas pushimit, partitë politike duke mbajtur aktivitetet e tyre zgjedhore në objektet shkollore, përveç që mund të pengojnë procesin e rregullt mësimor, rrezikojnë të përdorin fëmijët edhe për të promovuar subjektet e tyre politike, siç ka ndodhur edhe në fushatat e zgjedhjeve të kaluara.
Prandaj KOMF dhe DnV i bëjnë thirrje:
• Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Drejtorive Komunale për Arsim dhe shkollave duke u bazuar në Ligjin për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, të mos lejojnë assesi që procesi mësimor të pengohet gjatë fushatës zgjedhore dhe në pajtim me Udhëzimin administrativ për aktivitetet politike në objektet shkollore;
• Fëmijët të mos përdorën në takime si promovues të fushatave;
• Të mos shfrytëzohen ambientet shkollore gjatë kohës së mësimit për qëllime të fushatës elektorale të subjekteve politike;
• Mediat elektronike dhe ato të shkruara që mbulojnë fushatën zgjedhore, të marrin një rol aktiv për publikimin e rasteve ku fëmijët shfrytëzohen për qëllime partiake gjatë fushatës elektorale;
• Prindërit të vetëdijësojnë fëmijët e tyre për të mos e ndërprerë procesin mësimor, për pjesëmarrje në fushatat elektorale të partive politike.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org