Drenas, 30 nentor – Demokracia në Veprim (DnV) është takuar sot me kandidatët për kryetarë të komunës së Drenasit, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen më 4 dhjetor në këtë komunë. Ata janë njoftuar me detajet e misionit për vëzhgim të zgjedhjeve që do ta bëjë DnV-ja e cila do të mbulojë të gjitha vendvotimet si dhe do të ketë ekipe mobile në terren. Krahas kësaj, DnV-ja po përcjell edhe fushatën zgjedhore që po realizohet dhe i ka njoftuar kandidatët me disa parregullsi që janë vërejtur deri më tani. DnV, ju ka bërë thirrje kandidatëve për zgjedhje fer dhe korrekte dhe njëkohësisht ka pranuar përkushtimin e tyre në këtë drejtim.
Demokracia në Veprim takon kandidatët për Kryetar të Komunës së Drenasit
21