Komunikatë për Media Ora 12:00

by admin

Graçanicë, 18 Janar 2015 Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” po vazhdon ta monitorojë procesin zgjedhor në territorin e komunës së Graçanicës. Dalja e votuesve deri në orrën 12:00 është mbi 12%.

Rrjedha e procesit të votimit:

  • Raste të votimeve familjare është vërejtur në 40% të vendvotimeve.
  • Së paku në dy vendvotime është vërejtur fotografimi i votës.
  • Nga gjithsejt 10 qendra të votimit, vetëm në 2 prej tyre ka qasje të pjesërishme për personat me aftësi të kufizuar.
  • Vërehet pjesëmarrje shumë e ulët e grave në përbërjen e komisioneve të vendvotimit.
  • Janë raportuar së paku dy raste me vështirësi të votuesve për t’a gjetur emrin e tyre në listën e votuesve.
  • Në dy qendra të votimit, Batushe dhe Kishnicë është vërejtur materiali propagandistik brenda diametrit prej 100m të qendrës së votimit.
  • Në disa qendra, materiali informues për votues nuk ka qenë në dispozicion në dyja gjuhët zyrtare, serbe dhe shqipe.

Është raportuar një incident, që ka filluar brenda hapësirës së QV (Shkolla fillore Kralj Milutin në Graçanicë) dhe është bartur në oborrin e saj, mes një vëzhguesi të SKS (Savez Kosovskih Srba) dhe një qytetari, për të cilin është nevojitur ndërhyrja e forcave të policisë. Pas këtij incidenti, procesi i votimit në këtë QV ka vazhduar qetë.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org