Përfaqësues të DnV-së takohen me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë

by admin

Prishtinë, 04 qershor 2014. Përfaqësues të rrjetit të OJQ-ve Demokracia në Veprim, u takuan sot me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Ian Brathaau, dhe me znj. Tanya Urquieta Drejtoreshë e Zyrës për Demokraci në USAID. Përfaqësuesit e Demokracisë në Veprim i njoftuan këta dy zyrtarë për procesin e monitorimit të fushatës zgjedhore dhe për përgatitjet që ky koalicion është duke bërë DnV-ja për ditën e zgjedhjve.

Znj. Tanya Urquieta u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në mënyrë sa ma masive në këto zgjedhje. Zn. Urquieta përgëzoj Demokracinë në Veprim për bashkëpunimin me HANDIKOS që të angazhojnë 200 vëzhgues për të vlerësuar qasjen e personave me aftësi të kufizuar në qendra të votimit. Po ashtu ajo përgëzoj Demokracinë në Veprim për linjat e komunikimit që kanë vënë me KQZ-në, Prokurorinë dhe institucionet tjera që të sigurojnë zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Z. Ian Brathaau, çmojë përgatitjet e Demokracisë në Veprim për vëzhgim të zgjedhjeve me 2800 vëzhgues përfshirë gjithë territorin e vendit. Z. Brathaau, po ashtu, Ambasadori Brathaau vlerësoj gatishmërinë e Prokurorisë së Shtetit për të ndjekur penalisht keqbërësit në procesin zgjedhor dhe uroj DnV-në për komunikimin që ka vënë me Prokurorinë për procesin zgjedhor. Ambasadori u bëri thirrje posaçërisht të rinjve që të dalin në zgjedhje dhe të zgjedhin subjektin politik që ju përafrohet bindjeve të tyre sepse është e vështirë që të gjendet një subjekt politik i përsosur në Kosovë ashtu si edhe në Norvegji.

Related Posts

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org