BallinaKonferencat për media

DnV iu bën thirrje subjekteve politike dhe institucioneve përgjegjëse për garantim të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe fer

Sot, koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim, organizoi konferencën e parë ku u bënë publike struktura dhe komponentët e misionit vëzhgues të DnV-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Ismet Kryeziu deklaroi që DnV është duke përcjellë me vëmendje periudhën para përgatitore të këtyre zgjedhjeve, që nga shpallja e tyre nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të vendit.

Kryeziu potencoi disa elemente, të cilat u tha se kanë karakterizuar këtë periudhë, me theks fillimi i fushatës zgjedhore të subjekteve politike para afatit dhe mosrespektimi i duhur i masave kundër pandemisë në fushatë, pavarësia e KQZ-së, operacioni i votimit jashtë vendit, certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre dhe përfshirja e grave në procesin zgjedhor.

Sa i përket fushatës parazgjedhore, u vlerësua se është duke vazhduar praktika e deritanishme e mospërfilljes së afatit zyrtar të fushatës zgjedhore nga subjektet politike. Shumica e tyre po vazhdojnë me organizimin e aktiviteteve dhe takimeve në terren, si dhe me prezencën e tyre në debate televizive, tanimë edhe përmes transmetimit të aktiviteteve të sponsorizuara. DnV ka vërejtur mosrespektim të vendimeve të Qeverisë lidhur me parandalimin e përhapjes së pandemisë nga subjektet politike garuese në zgjedhjet e 14 shkurtit, në pjesën më të madhe të aktivitetet publike të cilat ata kanë zhvilluar. Duke marrë parasysh këto, u kërkua që në radhë të parë periudha e parafushatës të rregullohet me ligj, ndërsa financimi i subjekteve politike për fushatë u kërkua të jetë transparent. Në këtë drejtim, u kërkua po ashtu që subjektet politike dhe kandidatët e tyre që t’i përmbahen në mënyrë strikte kufizimeve të KQZ-së për shpenzimet gjatë fushatës, si dhe të respektohen dispozitat ligjore për përdorimin e resurseve publike, përfshirjen e fëmijëve dhe shërbyesve publik për qëllime të fushatës.

Puna e trupave menaxhuese të zgjedhjeve, përkatësisht KQZ-së, u vlerësua se në disa raste është penguar nga ndikimet politike. “DnV i rikujton të gjitha institucioneve të vendit si dhe partive politike se KQZ është institucion i pavarur dhe kolegjial, vendimet e së cilit merren me shumicë të votave të përfaqësuesve të partive politike. DnV nënvizon rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të këtij institucioni dhe bën thirrje që të hiqet dorë nga tentativat për ndërhyrje apo ushtrim të presionit ndaj punës së KQZ-së.” deklaroi Kryeziu. DnV gjithashtu dënoi gjuhën e përdorur ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, dhe linçimet publike të bëra në drejtim të saj, duke kërkuar që pakënaqësitë lidhur me vendimet e marra nga KQZ të adresohen përmes mekanizmave dhe procedurave ankimore.

Lidhur me vendimin e djeshëm të KQZ-së për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, u potencua që Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme rregullon përgjegjësinë e institucioneve përgjegjëse dhe mekanizmave për certifikim të subjekteve politike dhe listave të kandidatëve. Andaj, DnV ju bëri thirrje subjekteve politike që t’i ndjekin procedurat e parapara për certifikim.

Në kuadër të operacioneve zgjedhore, votimi jashtë vendit ka qenë një ndër elementet më të diskutuara, kryesisht për faktin se numri i aplikacioneve të pranuara për regjistrim si votues jashtë vendit, është më i larti i regjistruar ndonjëherë. DnV mirëpret angazhimin e diasporës në pjesëmarrjen masive në këtë proces zgjedhor, por rithekson nevojën që ky proces të administrohet në atë mënyrë që të mos lihet hapësirë për cenim të integritetit të procesit zgjedhor. Rrjedhimisht, DnV konsideron që vendimi i KQZ-së, përkatësisht udhëzimi administrativ për verifikimin e tanimë rreth 200 mijë aplikacioneve të votuesve jashtë vendit përmes telefonatave, ndonëse praktikë e re, është e nevojshme dhe e mirëpritur për rritjen e integritetit të procesit zgjedhor. DnV vlerësoi pozitivisht edhe vendimet e KQZ-së lidhur me heqjen e personave të vdekur, si dhe atyre që kanë dokumente jo-valide të UNMIK-ut nga lista përfundimtare e votuesve. Këto u tha se do të shërbejnë në evitimin e parregullsive eventuale që dalin nga listat e papastruara të votuesve.

DnV kërkoi gjithashtu nga subjektet politike që garojnë në këto zgjedhje, që t’i kushtojnë rëndësi prezantimit të platformave të tyre para qytetarëve dhe të njëjtat t’i bëjnë të qasshme për publikun. Duke marrë parasysh situatën me pandeminë dhe pamundësinë e organizmit të aktiviteteve me numër të madh të pjesëmarrësve, DnV ju rekomandon subjekteve që prezantimin e platformave të tyre politike dhe kandidatëve të tyre ta bëjnë përmes formave dixhitale, praktikë e mirë kjo mirë e përdorur edhe në shtete tjera.

Përfaqësimi gjinor në listat e subjekteve politike u vlerësua që sërish, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të shoqërisë civile për zbatimin e modelit “zebra” për përfaqësim të barabartë, mbetet në suaza të përmbushjes së kriterit minimal prej 30%. DnV bën thirrje që subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore të ofrojnë dhe garantojnë qasje të barabartë të kandidatëve të tyre – burra dhe gra në të gjitha aktivitetet zgjedhore, në ndarjen e fondeve për financimin e fushatave dhe pjesëmarrjen e tyre në media.

Sa i përket misionit të saj të vëzhgimit, për shkak të avancimeve të ndjeshme në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve, situatës me pandeminë, por edhe me qëllim të futjes në përdorim të teknologjisë edhe në vëzhgim të zgjedhjeve, DnV ka vendosur që këto zgjedhje t’i vëzhgojë me mision që bazohet në metodologjinë e njohur si Numërimi Paralel i Votave (PVT). Kjo metodologji e avancuar dhe inovative e vëzhgimit të zgjedhjeve do të realizohet me ndihmën teknike të ofruar nga departamenti për çështje ndërkombëtare të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI).

Struktura e DnV-së për vëzhgimin e zgjedhjeve do të përbëhet nga 498 vëzhgues afatshkurtër të ditës së zgjedhjeve, të përkrahur nga mbi 100 vëzhgues tjerë që do të shërbejnë si ekipe mobile. Ndërsa, periudha e fushatës do të mbulohet nga 16 vëzhgues afatgjatë, që do të mbulojnë aktivitetet publike të subjekteve politike në shtatë qendrat më të mëdha, si dhe në komunat me shumicë serbe.

Gjithashtu, monitorimi i mediave do të jetë një element i rëndësishëm i misionit të DnV-së duke vënë në zbatim një metodologji inovative. DnV, përmes 10 monitoruesve, do të përcjellë nga afër kanale televizive, portale online, faqet e Facebook-ut të liderëve politik dhe politikanëve të cilët do të jenë pjesë e fushatës elektorale si dhe vendimet e Këshillit të Pavarur të Mediave. Aspekti gjinor do të jetë element i integruar në monitorimin e mediave për të parë se sa hapësirë i ofrohet grave qoftë nga partitë politike por dhe nga mediat në prezantimin e kandidaturave të tyre. Në këtë drejtim, u kërkua nga subjektet politike që të mos cenojnë integritetin e mediave dhe të mos ushtrojnë asnjë lloj presion mbi ta.

***

DnV është e përkushtuar të kontribuojë në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor përmes vëzhgimit dhe raportimit të rregullt, të paanshëm dhe objektiv tek publiku. Misioni vendor i DnV-së për monitorimin e zgjedhjeve mbështetet nga Ambasada Gjermane në Kosovë, USAID Kosova dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Dy, the Democracy in Action (DiA) a coalition of domestic election observation organizations’, held the first conference to present the structures and components of the DiA observation mission for the February 14th early parliamentary election. Ismet Kryeziu stated that DiA is closely following the preparatory period of these elections, as per the announcement by the Acting President of the country.

Postime të ngjajshme
BallinaKomunikatë për media

DnV: Numërimi të reflektojë procesin e deritanishëm të votimit

BallinaKomunikatë për media

DnV: Proces i rregullt i votimit dhe respektim i kënaqshëm i masave anti-covid

BallinaKomunikatë për media

DnV: Gjithçka gati për votim të rregullt e të sigurt

BallinaKomunikatë për mediaTë ndryshme

DnV: Fushatë zgjedhore e qetë, me ofertë të pasur programore, por me neglizhencë të masave anti-COVID

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *