
Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim (DnV)”, ka lansuar sot fushatën për informim dhe edukim të votuesve për Zgjedhjet Lokale 2017. DnV, ka përzgjedhur që këtë lansim ta bëjë më 15 shtator në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, me qëllim të shënimit të kësaj date me të rinjtë e komunës së Prizrenit përmes diskutimit mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe simulimit të ushtrimit të së drejtës së votimit si një prej vlerave thelbësore të një sistemi demokratik