BallinaKomunikatë për media

DnV: Proces i rregullt i votimit dhe respektim i kënaqshëm i masave anti-covid

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera. Deri më tani, është raportuar për nivel të kënaqshëm të respektimit të masave anti-covid nga ana e komisionerëve (73%) dhe qytetarëve që po frekuentojnë qendrat e votimit është (71%).

Vështirësitë në gjetjen e emrit në Listën e Votuesve janë të shprehura edhe në këto zgjedhje. Deri në këtë kohë, në më shumë se 1/3-tën e vendvotimeve në nivel vendi është raportuar për 1 deri në 10 raste kur qytetarët nuk e kanë gjetur  emrin në Listën e Votuesve.

Edhe sa i përket votimit me asistencë, ky fenomen është hasur në rreth 73% të vendvotimeve, por numri i rasteve sillet brenda trendeve normale (1-10 raste). Deri më tani është raportuar raste të asistencës së palejuar.

Vëzhguesit nuk kanë raportuar për raste të ushtrimit të presionit tek votuesit dhe nuk kanë evidentuar prani të zyrtarë të lartë politikë në Qendra të votimit.

Vlen të përmendet që edhe ky proces po karakterizohet nga mbulueshmëri e lartë mediale.

***

Demokracia në Veprim (DnV) është koalicioni vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ky koalicion ka vëzhguar të gjitha proceset zgjedhore që nga 2007. Për  vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 17 Tetorit, DnV ka angazhuar 110 vëzhgues.

Postime të ngjajshme
BallinaKomunikatë për media

DnV: Kërkohet përmbajtje deri në shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ-ja

BallinaKomunikatë për media

DnV: Në pjesën e dytë të ditës - entuziazëm më i ulët për të votuar sesa në raundin e parë

BallinaKonferencat për media

DnV: Respektim jo i kënaqshëm i masave anti-covid nga qytetarët gjatë procesit të votimit, dalje më e madhe në komunat e vogla

BallinaKomunikatë për media

DnV: Shumë koalicione parazgjedhore, por zero transparencë për marrëveshjet e koalicioneve

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *