BallinaKonferencat për media

DnV: Publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve, LVV udhëheq 48.95 % të votave

DnV vlerëson se ecuria e ditës së sotme të votimit është zhvilluar në frymën e standardeve demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta. Procesi i votimit ka rrjedhur në mënyrë të qetë, edhe pse i shoqëruar me disa parregullësi të cilat janë evidentuar edhe gjatë cikleve të mëparshme zgjedhore, të cilat nuk e cenuan procesin.

Qytetarët e Kosovës dëshmuan një kulturë të lartë demokratike duke dalur në masë të konsiderueshme për të votuar, përkundër motit të keq dhe situatës me pandeminë. Gjithashtu edhe subjektet politike si dhe institucionet përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve kontribuan në mbarëvajtjen dhe garantimin e këtij procesi.

Megjithatë, tani kur është duke vazhduar numërimi i votave të kandidatëve, DnV u bën thirrje të gjithë komisionerëve të jenë sa më vigjilent dhe të garantojnë integritetin e këtij procesi zgjedhor duke u siguruar që vullneti i qytetarëve respektohet në plotëni.

Rezultate preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021, bazuar në mostrën e përzgjedhur, janë si vijon:

LVV: 48.95 % (margjina e gabimit: +/- 1.71%)

PDK: 16.93% (margjina e gabimit: +/-1.15%)

LDK: 13.34 % (margjina e gabimit, +/- 0.7%)

AAK: 7.45% (margjina e gabimit +/-0.88%)

Lista Serbe: 4.64% (margjina e gabimit +/- 1.65%)

NISMA: 2.5% (margjina e gabimit+/-0.43%)

Të tjerat: 6.19%

**Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nga jashtë dhe votat me kusht

**Pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që nuk garojnë për vendet e rezervuara

**Margjina e gabimit për rezultatet e secilit subjekt politik është shënuar në kllapa dhe përfaqëson rangun e vlerësimit

.

***Demokracia në Veprim (DnV) është koalicioni vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ky koalicion ka vëzhguar të gjitha proceset zgjedhore që nga 2007. Për  vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 Shkurtit, DnV do të bazohet në metodologjinë e Numërimit Paralel të Votave (e njohur si PVT). Kjo metodë e bazuar në parime statistikore mundëson vlerësimin e procesit të votimit në ditën e zgjedhjeve, përfshirë edhe procesin e numërimit. PVT aplikohet në një mostër përfaqësuese të rastësishme të vendvotimeve, që do të thotë që rezultatet e marra në këtë mënyrë janë të aplikueshme në nivel vendi. Për ditën e zgjedhjeve, DnV ka akredituar 500 vëzhgues statikë të cilët po mbështeten nga 50 ekipe mobile dhe dhjetëra vullnetarë në Qendrën e Thirrjeve.


Postime të ngjajshme
BallinaKomunikatë për media

“Demokracia në Veprim” kërkon inicimin e procesit të reformës zgjedhore

BallinaKomunikatë për media

DNV: Të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve

BallinaKomunikatë për media

DnV: QNR të rrisë kapacitetet që procesi paszgjedhor të përmbyllet sa më shpejtë

BallinaKonferencat për media

Zgjedhjet e 14 shkurtit – në frymë demokratike, me entuziazëm qytetar për pjesëmarrje

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *