Edukojmë Votuesit

Edukimi I votuesve përbën një nga qëllimet kryesore të DnV-së. Kjo për shkak që Kosova si demokraci e re, kaloi nëpër shumë procese zgjedhore të njëpasnjëshme, të jashtëzakonshme dhe të cilat shpesh sillnin edhe ndryshime mënyrën apo procedurat e votimit.

Për më tepër, mungesa e fushatave edukuese dhe informuese më të shënjestruara dhe relevante për audienca të caktuara, numri shumë i lartë i votave të pavlefshme, shtimi i votuesve të rinj – atyre që votojnë për herë të parë apo qasja në teknologji informative dhe internet kanë bërë që DnV të orientojë punën e saj me votues përmes fushatave edukuese në platforma të ndryshme, përfshi ato digjitale.

Përveç edukimit, qëllimi I DnV-së është edhe të motivojë pjesëmarrje më të lartë të votuesve në zgjedhje duke I bërë ata hisedarë në demokraci. Për më tepër synohet që përmes aktiviteteve të ndryshme të rritet pjesëmarrja e votuesve në diskutime përmbajtësore për ofertat programore, si parakusht për të garantuar llogaridhënie nga të zgjedhurit.

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org