Demokracia në Veprim https://demokracianeveprim.org/ Demokracia në Veprim Sat, 18 Jan 2025 17:19:04 +0000 en-US hourly 1 https://demokracianeveprim.org/wp-content/uploads/2024/12/cropped-dnv-32x32.png Demokracia në Veprim https://demokracianeveprim.org/ 32 32 Demokracia në Veprim: Java e parë e fushatës e qetë por me diskurs nxitës nga partitë politike https://demokracianeveprim.org/2025/01/18/demokracia-ne-veprim-java-e-pare-e-fushates-e-qete-por-me-diskurs-nxites-nga-partite-politike/ https://demokracianeveprim.org/2025/01/18/demokracia-ne-veprim-java-e-pare-e-fushates-e-qete-por-me-diskurs-nxites-nga-partite-politike/#respond Sat, 18 Jan 2025 17:19:03 +0000 https://demokracianeveprim.org/?p=3233 Prishtinë, 18 janar 2025 – Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), ka mbajtur konferencën…

The post Demokracia në Veprim: Java e parë e fushatës e qetë por me diskurs nxitës nga partitë politike appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
Prishtinë, 18 janar 2025 – Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), ka mbajtur konferencën e parë për media lidhur me mbarëvajtjen e javës së parë të fushatës zgjedhore, mbulimin medial, gjuhën e urrejtjes dhe shpenzimet në rrjetet sociale.   

Në javën e parë të saj, fushata zgjedhore është zhvilluar në një atmosferë kryesisht të qetë, por me diskurs nxitës të partive politike, me intensitet të shtuar të aktiviteteve nga dita në ditë dhe me takime të formateve të ndryshme.

Fushata në numra

Në javën e parë, DnV ka monitoruar 160 aktivitete të subjekteve politike, në të gjitha komunat e vendit, duke përfshirë edhe ato me shumicë serbe. Me numrin më të madh të aktiviteteve prin LDK-ja me 51 aktivitete , pasura nga PDK-ja me 45, LVV-ja me 28 dhe AAK-ja me 19 aktivitete. Aktivitete kanë mbajtur edhe subjektet tjera si Lista për Familjen, si dhe subjektet e komuniteteve tjera, si Lista Serbe, IRDK, SDU etj.

Liria e grumbullimit

Subjektet politike kanë mundur të organizojnë tubime pa kufizime. Megjithatë, vëzhguesit e DNV-së kanë raportuar që 6 nga aktivitetet e subjekteve politike, nuk janë paralajmëruar në KKZ-të. Rreth 80% e aktiviteteve janë organizuar në objekte publike si palestra sportive, shtëpi kulture, shkolla etj, ndërsa të tjerat në hapësira private si restorante apo salla tjera.

Pjesëmarrja qytetarë në aktivitete

Pothuajse gjysma e tubimeve kanë qenë të mesme me deri në 200 pjesëmarrës. Tubimet e vogla me deri në 50 pjesëmarrës përbëjnë 22% të aktiviteteve. Ndërsa 15% e aktiviteteve ishin tubime të mëdha me mbi 500 pjesëmarrës. Tipar dallues i fushatës është trendi i shpalosjes së njëanshme të programeve nga subjektet politike, pa pasur komunikim dy-kahor me qytetarë.

Në anën tjetër, në 3 raste është vërejtur pjesëmarrje e organizuar të nxënësve, në komunën e Suharekës – në 2 aktivitete të organizuara nga PDK-ja, ndërsa një tjetër nga AAK-ja.

Përdorimi i gjuhës së drejtë dhe jo diskriminuese

Kjo javë është karakterizuar me ashpërsim e përkeqësim të gjuhës dhe diskursit të përdorur në fushatë. Në plot 25 aktivitete të monitoruara, janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës nxitëse apo të urrejtjes mes partive dhe kandidatëve të tyre – që sipas intensitetit dhe peshës, ka qenë e shprehur sidomos në aktivitetet e partisë në pushtet. Megjithatë, edhe në aktivitetet e partive tjera, përfshirë LDK-në (10 raste), PDK (6 raste) dhe AAK (2 raste), është raportuar për gjuhë të tillë fyese, nxitëse apo të urrejtjes.

Fushata në hapësirën online

DnV deri më tani ka monitoruar në total 679 kandidatë për deputetë, prej të cilëve 447 janë burra dhe 232 gra. Gjatë javës së parë, janë identifikuar deri në 50 raste të i) gjuhës denigruese dhe nxitjes së urrejtjes, veçanërisht në videot e realizuara nga subjektet politike dhe të shpërndara në rrjetet sociale; ii) Gjuhës së urrejtjes dhe përçmuese nga palët e treta, të cilat shpesh shfaqen në komentet e postimeve të kandidatëve për deputet/e; iii) Lajmeve të pavërteta, të cilat krijojnë dezinformim dhe përhapin mesazhe që rrezikojnë integritetin e fushatës.

Monitorimi i 152 portaleve ka identifikuar gati 600 mijë komente te bëra në rrjete sociale, ku 6% e tyre përmbajnë gjuhë të urrejtjes. Këto pasqyrojnë përdorimin e gjuhës se urrejtjes në komunikimet politike, duke ndikuar negativisht në diskursin publik dhe demokratik të vendit.

Gratë që kandidojnë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 janë përballur me gjuhë të urrejtjes në hapësirat online. 7% e komenteve në rrjete sociale janë identifikuar si gjuhë urrejtjeje. Kandidatet më të sulmuara janë:

  • Vlora Çitaku – nga 200 artikuj ku ajo përmendet, 16% përbëjnë gjuhë të urrejtjes;
  • Hykmete Bajrami – nga 226 ku ajo përmendet, 12% përbëjnë gjuhë të urrejtjes;
  • Albulena Haxhiu – nga 527 Artikuj, ku përmendet ajo, 6% përbëjnë gjuhë të urrejtjes.

Barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja

Pjesëmarrja e grave mbetet tejet e ulët, ku në rreth 60% të aktiviteteve është raportuar për pjesëmarrje minimale të grave – vetëm deri në 10% të pjesëmarrësve. Sa i përket pjesëmarrjes aktive në garë zgjedhore, vetëm 1/3 e fjalimeve (70 nga 230) janë mbajtur nga gratë.

Prezencë njëjtë e ulët e grave është shënuar edhe në media. Nga 258 kronika zgjedhore ku janë paraqitur kandidatët për deputetë, vetëm në 14% prej tyre ka pasur gra. Edhe kohëzgjatja televizive në kronika zgjedhore ka qenë dukshëm më e ulët për gratë në krahasim me burrat. Vetëm 12 minuta apo 9% e hapësirës televizive u është dhënë grave.

Sa i përket përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara, vetëm në 5 raste të njëjtit kanë mbajtur fjalime në aktivitetet e fushatës.

Mesazhet politike

Arsimi, shëndetësia, ekonomia, infrastruktura dhe mirëqenia sociale, janë top pesë temat dhe çështjet e adresuara gjatë fjalimeve të fushatës. Lëvizja Vetëvendosje, temë bosht të fushatës e ka pasur gjatë kësaj jave veriun e vendit (22 raste). Në anën tjetër, dy partitë tjera – LDK dhe PDK – e kanë pasur temë bosht arsimin, kurse AAK-ja është marrë me arsimin dhe ekonominë.

Kryesisht mesazhet politike janë shpalosur nga liderët dhe persona të caktuar të partive, pa iu dhënë mundësia të gjithë kandidatëve që vinë nga komunat përkatëse ku po mbahen aktivitetet.

Liria e shprehjes dhe informimit

Në javën e parë nuk kanë munguar prezantimet e partive dhe kandidatëve në media, me përjashtim të LVV-së, kandidatët e së cilës po vazhdojnë ‘bojkotin‘ ndaj emisioneve dhe debateve televizive. Kurse, kronikat zgjedhore janë dominuar përgjithësisht nga subjektet e mëdha, ku 277 nga 345 kronikat e monitoruara janë për këto subjekte – PDK-73, LDK-71, Koalicioni AAK/NISMA- 70 dhe LVV-63.

Sa i përket hapësirës brenda subjekteve, pjesa më e madhe i është kushtuar kandidatëve për kryeministër dhe liderëve të listave garuese, me gjithsej 213 minuta. Gjithashtu nga 345 kronika të transmetuara, në 313 prej tyre u është dhënë hapësirë kandidatëve për Kryeministër, ku prin Lumir Abdixhiku, pasuar nga Bedri Hamza, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj.

Parandalimi i keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale

Gjatë javës së parë të fushatës zgjedhore, keqpërdorimi i resurseve publike për qëllime elektorale është evidentuar në gjithsej 18 raste. Në të paktën 7 aktivitete është vërejtur prani e veturave zyrtare, në 2 raste të nivelit qendror kur janë mbajtur aktivitete nga partia në pushtet, kurse në 5 raste kur aktivitetet janë organizuar nga partitë tjera (LDK dhe AAK), kryesisht në komunat ku të njëjtat qeverisin. Po ashtu, në 11 aktivitete tjera janë parë zyrtarë publikë si nëpunësit civil, personeli arsimor apo shëndetësorë, gjatë orarit të rregullt të punës. 

Transparenca dhe Financimi i fushatës

Ndonëse të organizuara kryesisht në objekte publike, aktivitetet e subjekteve politike kanë përfshirë materiale, produkte e shërbime që kanë kosto. Shpërndarja e kartëvizitave (114 raste), broshurave (49 raste), rekuizitave (43 raste), pijeve (35 raste) si dhe shërbime si zërimi (93 raste), video xhirimi profesional (87 raste), ndriçimi dhe laserët (37 raste) janë disa prej produkteve dhe shërbimeve për të cilat partitë kanë shpenzuar më së shumti.

Po ashtu, në të paktën 4 raste ka pasur sjellje të organizuar të pjesëmarrësve me mjete të transportit si autobusë dhe minibusë. 

Shpenzimet për sponsorizim në Facebook: Në javën e parë të fushatës DNV ka analizuar shpenzimet e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre në rrjetet sociale. Sipas këtyre të dhënave del se shumica e partive në garë, dhe 160 nga kandidatët në garë kanë sponsorizuar. Shuma e përgjithshme e shpenzuar për sponsorizim në rrjete sociale gjatë kësaj jave është rreth 25 mijë euro në mbi 1 mijë postime të sponsorizuara. Në mesin e tyre, me shpenzimeve prin Bedri Hamza, me mbi 3,100 euro shpenzime në profilin e tij, Lumir Abdixhiku me 3,000 euro, profili zyrtar i LDK-së me 2,900 euro, Memli Krasniqi me mbi 1,700 euro, Ramush Haradinaj me 1,500 euro, partia e komuniteteve Opre Roma Kosova me 1,415 euro dhe profili zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje me 1,412 euro. Në mesin e kandidatëve të tjerë, prijnë kandidati Krenar Xhaferi (LDK) me rreth 1,300 euro të shpenzuara, Egzon Kelmendi (AAK) me 850 euro, kandidatja Aurora Berisha (PDK) me rreth 700 euro, Isak Neziri (PDK) me rreth 700 euro, si dhe Ardian Olluri (LDK) me 660 euro të shpenzuara.

Neutraliteti institucional

Me intensifikimin e fushatës dhe operacioneve zgjedhore, është rritur edhe dinamika e punës së institucioneve që janë të përfshira në zgjedhje.

PZAP-ja ka shqyrtuar dhe vendosur deri më tani për 11 raste që ndërlidhen me shkeljet e kodit të mirësjelljes gjatë fushatës, si dhe çështje tjera të ndërlidhura me stafin zgjedhor në nivel komunal. PZAP ka shqiptuar 6 vendime me gjobë në vlerë prej 51 mijë euro, kryesisht për shkak të gjuhës së përdorur në fushatë dhe përdorimit të resurseve publike në kundërshtim me ligjin, ndërsa ka hedhur poshtë 5 ankesa si të pabazuara. Nga këto 6 vendime dënuese, subjekti politik LDK u dënua me 34 mijë euro gjobë, AAK me 12 mijë euro, LVV me 3 mijë euro dhe PDK me 2 mijë euro gjobë.

Sa i përket sigurisë, policia është kujdesur për 2/3 e aktivitete të fushatës. Ndërsa, nuk është raportuar ndonjë rast i incidenteve apo pengimit të mediave apo OJQ-ve për pengim të procesit zgjedhor.

The post Demokracia në Veprim: Java e parë e fushatës e qetë por me diskurs nxitës nga partitë politike appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
https://demokracianeveprim.org/2025/01/18/demokracia-ne-veprim-java-e-pare-e-fushates-e-qete-por-me-diskurs-nxites-nga-partite-politike/feed/ 0 3233
KQZ të bëjë përgatitje të detajuara dhe adekuate për të mundësuar proces të rregullt të votimit fizik nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës https://demokracianeveprim.org/2025/01/13/kqz-te-beje-pergatitje-te-detajuara-dhe-adekuate-per-te-mundesuar-proces-te-rregullt-te-votimit-fizik-neper-perfaqesite-diplomatike-te-kosoves/ https://demokracianeveprim.org/2025/01/13/kqz-te-beje-pergatitje-te-detajuara-dhe-adekuate-per-te-mundesuar-proces-te-rregullt-te-votimit-fizik-neper-perfaqesite-diplomatike-te-kosoves/#respond Mon, 13 Jan 2025 21:51:40 +0000 https://demokracianeveprim.org/?p=3122 Zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 9 shkurt 2025 do të sjellin risi në procedurat e…

The post KQZ të bëjë përgatitje të detajuara dhe adekuate për të mundësuar proces të rregullt të votimit fizik nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
Zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 9 shkurt 2025 do të sjellin risi në procedurat e votimit, falë ndryshimeve të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme. Për herë të parë, qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës do t’u mundësohet të votojnë fizikisht në 35 përfaqësi diplomatike të vendit ose të dërgojnë fletëvotimet në kutitë postare të këtyre misioneve.

“Demokracia në Veprim” (DnV) e vlerëson këtë hap të KQZ-së si një mundësi të rëndësishme për të rritur pjesëmarrjen zgjedhore të diasporës dhe e përshëndet vendimin për të hapur shumicën e përfaqësive diplomatike (35 nga mbi 50) si qendra votimi.

Sidoqoftë, kufizimi uniform i regjistrimit deri në 1,000 votues për secilin vendvotim – pavarësisht kapaciteteve të ndryshme fizike të këtyre përfaqësive – paraqet sfida të mundshme për procesin zgjedhor. Përvojat e kaluara tregojnë se në rastet e regjistrimit aktiv të votuesve jashtë vendit, veçanërisht kur kjo ndodh për herë të parë, pjesëmarrja është pothuajse 100%.

Për më tepër, duke marrë parasysh se një votues mesatarisht kërkon rreth 3 minuta për të përfunduar procesin e votimit, administrimi i 1,000 votuesve brenda një periudhe prej 12 orësh mund të krijojë vonesa serioze. Kjo situatë mund të bëhet edhe më e ndërlikuar nga ndryshimet e fundit që i lejojnë votuesit të shprehin preferencat për deri në 10 kandidatë, duke shtuar kohën e nevojshme për procesin e votimit.

Në këto rrethana, mund të jetë e domosdoshme zgjatja e orarit të votimit përtej orës 19:00, për të siguruar që të gjithë votuesit e regjistruar të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

DnV thekson se suksesi i procesit të votimit jashtë vendit, që zhvillohet një ditë para votimit në Kosovë, do të ndikojë drejtpërdrejt në atmosferën zgjedhore dhe në perceptimin e besimit të publikut në zgjedhje.

Për këtë arsye, DnV i bën thirrje KQZ-së, subjekteve politike dhe aktorëve të tjerë që të ndërmarrin masat e nevojshme për të informuar dhe motivuar votuesit, duke i inkurajuar ata të votojnë gjatë orëve më të qeta për të shmangur mbingarkesat. Këto hapa janë thelbësorë për të garantuar një proces të rregullt, efikas dhe transparent votimi.

The post KQZ të bëjë përgatitje të detajuara dhe adekuate për të mundësuar proces të rregullt të votimit fizik nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
https://demokracianeveprim.org/2025/01/13/kqz-te-beje-pergatitje-te-detajuara-dhe-adekuate-per-te-mundesuar-proces-te-rregullt-te-votimit-fizik-neper-perfaqesite-diplomatike-te-kosoves/feed/ 0 3122
Trendet e parafushates dhe zbatimi i standardeve https://demokracianeveprim.org/2025/01/13/trendet-e-parafushates-dhe-zbatimi-i-standardeve/ https://demokracianeveprim.org/2025/01/13/trendet-e-parafushates-dhe-zbatimi-i-standardeve/#respond Mon, 13 Jan 2025 10:17:46 +0000 https://demokracianeveprim.org/?p=3074 The post Trendet e parafushates dhe zbatimi i standardeve appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
PDF_Trendet e parafushates dhe zbatimi i standardeve, nentor 2024-janar 2025Download

The post Trendet e parafushates dhe zbatimi i standardeve appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
https://demokracianeveprim.org/2025/01/13/trendet-e-parafushates-dhe-zbatimi-i-standardeve/feed/ 0 3074
Demokracia në Veprim: Parafushatë me diskutime programore, gjuhë të përmbajtur dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale https://demokracianeveprim.org/2025/01/10/demokracia-ne-veprim-parafushate-intensive-me-diskutime-programore-gjuhe-te-permbajtur-dhe-me-raste-te-keqperdorimit-te-resurseve-publike-per-qellime-elektorale/ https://demokracianeveprim.org/2025/01/10/demokracia-ne-veprim-parafushate-intensive-me-diskutime-programore-gjuhe-te-permbajtur-dhe-me-raste-te-keqperdorimit-te-resurseve-publike-per-qellime-elektorale/#respond Fri, 10 Jan 2025 15:19:03 +0000 https://demokracianeveprim.org/?p=3051 Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka mbajtur një konferencë për media, një ditë para…

The post Demokracia në Veprim: Parafushatë me diskutime programore, gjuhë të përmbajtur dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka mbajtur një konferencë për media, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, me ç’rast është bërë thirrje për një fushatë të rregullt zgjedhore, garë të barabartë, liri të shprehjes, transparencë, dhe mosshfrytëzim të resurseve publike për qëllime elektorale. Në emër të DnV-së kanë folur Ismet Kryeziu, Mexhide Demolli Nimani dhe Rezarta Delibashzade Krasniqi.

Gara e barabartë zgjedhore

Në konferencë është bërë thirrje që kandidatët dhe partitë duhet të kenë mundësi reale për të konkurruar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Po ashtu, është thënë se nuk duhet të ketë pengesa artificiale për regjistrimin e kandidatëve apo partive.

Specifikisht, DnV vlerësoi që ky standard u vu në pikëpyetje gjatë rastit të moscertifikimit të Listës Serbe nga KQZ-ja. Ky vendim, i marrë në kundërshtim me rekomandimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, e cila kishte konstatuar se subjekti i përmbushte kriteret e nevojshme, nxiti kritika për ndërhyrje të mundshme politike në një proces që duhet të udhëhiqet nga profesionalizmi dhe ligji. Vendimi i mëvonshëm i PZAP-së, por dhe ai i Gjykatës Supreme për certifikimin e këtij subjekti jo vetëm që korrigjoi një gabim procedural, por tregoi gjithashtu mungesën e profesionalizmit në vendimmarrjen e KQZ-së.

Shfrytëzimi i resurseve publike për qëllime elektorale

Përdorimi i burimeve publike për qëllime elektorale u tha se mbetet një çështje kritike gjatë periudhave zgjedhore. Aktualisht, janë vërejtur disa raste që ngrejnë shqetësime mbi integritetin e garës zgjedhore dhe barazinë midis subjekteve politike.

Në këtë drejtim, vendimi i 22 dhjetorit i qeverisë për të shpërndarë nga 100 euro për rreth 700,000 qytetarë, përfshirë 400 mijë fëmijë dhe 300 mijë kategori tjera sociale (pensionistët, dhe skemat tjera sociale), si dhuratë për festat e fundvitit – që ka prekur pothuajse secilën familje – ka ngjallur diskutime nëse një masë e tillë mund të ketë ndikuar tek elektorati në prag të zgjedhjeve. Po ashtu, ceremonia e ndarjes së “kartelave” të punës për 220 të punësuar në KEK, ku kryeministri Albin Kurti mori pjesë personalisht për t’i dorëzuar, përbën një veprim që mund të interpretohet si përdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiake.

Për më tepër, në nivelet komunale dhe qendrore, janë raportuar gjithashtu raste të prerjeve të shiritave dhe promovimeve të projekteve të përfunduara, si ajo e kandidatit të PDK në Mitrovicë, kandidatit të LDK në Lipjan, të cilat duket se janë planifikuar qëllimisht për t’u zhvilluar pranë periudhës së fushatës. Këto veprime krijojnë një perceptim të përpjekjeve për të ndikuar votuesit përmes burimeve publike dhe vendosin në pikëpyetje barazinë e garës elektorale.

Liria e fjalës dhe grumbullimit

Duke folur rreth fillimit të fushatës zgjedhore që do të fillojë të shtunën, është kërkuar po ashtu që kandidatët, partitë dhe qytetarët duhet të jenë të lirë të shprehin mendimet e tyre dhe të organizojnë takime politike pa pengesa. Gjithashtu, duhet të sigurohet që nuk ka kërcënime, dhunë apo frikësim ndaj kandidatëve, vullnetarëve apo votuesve.

„Një nga standardet kyçe për një proces zgjedhor demokratik është garantimi i lirisë së fjalës dhe të drejtës për mbledhje të lirë. Kjo përfshin lirinë e kandidatëve, partive dhe qytetarëve për të shprehur mendimet e tyre dhe për të organizuar takime politike pa pengesa apo ndërhyrje. Gjithashtu, është e rëndësishme që të mos ketë kërcënime, dhunë apo frikësim ndaj kandidatëve, vullnetarëve apo votuesve“. Për më tepër, u tha se shumica e partive politike kanë publikuar platformat e tyre politike në kohë dhe kanë bazuar aktivitetet e tyre kryesisht në aspekte programore. Megjithatë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është përjashtimi i vetëm në mesin e partive të mëdha parlamentare, pasi nuk e ka bërë ende publike platformën e saj politike, edhe sot, kur jemi një ditë përpara nisjes zyrtare të fushatës.

Liria e shprehjes dhe informimit

Garantimi që media ka mundësi të barabarta për të mbuluar të gjitha partitë dhe kandidatët pa ndërhyrje apo censurë, si dhe vlerësimi i hapësirës që u jepet partive në media dhe shmangia e mbulimit të njëanshëm, ka qenë mesazhi i radhës që është përvcjellë nga DnV.

Sipas DnV-së, duhet po ashtu të sigurohet liria e qytetarëve për të marrë informacion të paanshëm dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre pa frikë nga represioni.

Sipas përfaqësuesve të DnV-së, liria e shprehjes dhe garantimi i qasjes së barabartë në informim janë thelbësore për një proces zgjedhor demokratik. Në këtë drejtim, mediat kanë luajtur një rol të rëndësishëm duke i dhënë një dinamikë dhe gjallëri aktiviteteve politike gjatë fushatës zgjedhore.

„Mediat kryesore, veçanërisht televizionet dhe portalet online, kanë ofruar transmetime në prime time të debatesh analitike, përballjeve mes kandidatëve dhe intervistave me liderë politikë. Kjo ka krijuar një hapësirë të gjerë për informim dhe pjesëmarrje. Gjithashtu, disa media private kanë publikuar kalendarë për transmetimin falas të spoteve zgjedhore të partive, duke përmbushur detyrimet e tyre ligjore dhe duke kontribuar në një qasje të barabartë për të gjithë akterët politikë”, është potencuar në konferencë.

Një aspekt tjetër që u theksua gjatë konferencës ishte mungesa e deritanishme e debateve të drejtpërdrejta midis konkurrentëve politikë, veçanërisht mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës. Ky element mund të konsiderohet si një vakum në spektrin e përballjeve publike, që ndikon në pasqyrimin e plotë të pikëpamjeve politike për qytetarët.

Po ashtu, sa i përket financimit të fushatës, u tha se e njëjta po karakterizohet nga shpenzime të konsiderueshme në aktivitete vizuale dhe logjistike, duke përfshirë përgatitjen e sallave, skenave, banerëve, zërimit dhe ndriçimit për takime publike. Këto elemente kërkojnë një mbështetje të fortë financiare, duke reflektuar një angazhim të madh të partive në organizimin e aktiviteteve.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i shpenzimeve është angazhimi në marketingun digjital. Partitë po investojnë ndjeshëm në videografika, infografika dhe postime në rrjetet sociale për të rritur praninë e tyre online dhe për të arritur një audiencë më të gjerë. Sponsorizimet në Facebook dhe Instagram kanë shënuar një rritje të madhe dhe duket se janë një pjesë integrale e strategjisë së komunikimit të partive. Bazuar në sponsorizimet e dukshme deri tani, LDK kryeson në këtë drejtim, ndjekur nga PDK, AAK, dhe VV në vendin e katërt. Megjithatë, në javën e fundit, VV ka nisur një fushatë të fuqishme sponsorizimi, duke shënuar një ndryshim të dukshëm në angazhimin e saj financiar në rrjetet sociale.

Gjatë konferencës për media është folur edhe për përfshirjen e grupeve të margjinalizuara, ku është bërë thirrje për promovim të një fushate gjithpërfshirëse, me pjesëmarrjen e grave, të rinjve dhe grupeve të tjera të margjinalizuara si kandidatë dhe votues.

Po ashtu, në konferencë është përmendur edhe nevoja për një financim transparent të fushatës dhe i bazuar në rregullat e sanksionuara me ligj, si dhe është këruar që raportimi financiar duhet të bëhet publik dhe të jetë i çasshëm për publikun. Në këtë kontekst, DnV ka paraqitur edhe disa të dhëna të partive politike në lidhje me shpenzimet e tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Përdorimi i gjihës së drejtë dhe jo diskriminuese, neutraliteti institucional, qartësia dhe informimi i vyuesve, si dhe përdorimi dhe keqpërdorimi i burimeve publike, kanë qenë temat tjera të diskutuara në konferencë.

Ndërkohë, gjatë konferencës është folur edhe për një platformë të re të KDI-së për promovimin dhe kultivimin e një diskursi të shëndoshë shoqëror.

“KDI në bashkëpunim me institutin Politools nga Zvicra ka dizajnuar një mjet të ri digjital, të quajtur SmartVote Kosova i cili në fakt është një pyetësor online, që përmban rreth 25 pyetje që janë me shumë interes për qytetarët e vendit. Qëllimi kryesor i platformës SmartVote është që në prag të zgjedhjeve të promovohet dhe kultivohet një diskurs i shëndoshë shoqëror, që bazohet në ofertat programore të subjekteve politike në garë dhe në prioritetet e qytetarëve”, është njoftuar në konferencë.

Sipas tyre, përmes SmartVote Kosova, qytetarët e Kosovës, për herë të parë do të kenë mundësi që para ditës së zgjedhjeve të kuptojnë se me cilat parti politike i kanë qëndrimet më të përafërta.

*

Në përfundim, DnV prezantoi një varg rekomandimesh për një fushatë të lirë, transparente që mundëson garë të barabartë zgjedhore, duke i bërë thirrje institucioneve, partive dhe qytetarëve të kontribuojnë në një proces zgjedhor të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

The post Demokracia në Veprim: Parafushatë me diskutime programore, gjuhë të përmbajtur dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
https://demokracianeveprim.org/2025/01/10/demokracia-ne-veprim-parafushate-intensive-me-diskutime-programore-gjuhe-te-permbajtur-dhe-me-raste-te-keqperdorimit-te-resurseve-publike-per-qellime-elektorale/feed/ 0 3051
Trajnohen vëzhguesit e fushatës për komunat me shumicë serbe https://demokracianeveprim.org/2024/12/24/trajnohen-vezhguesit-e-fushates-per-komunat-me-shumice-serbe/ https://demokracianeveprim.org/2024/12/24/trajnohen-vezhguesit-e-fushates-per-komunat-me-shumice-serbe/#respond Tue, 24 Dec 2024 22:11:00 +0000 https://demokracianeveprim.org/?p=3140 Sot, DnV ka organizuar trajnimin e rradhës për 9 vëzhguesit afatgjatë (LTO) që do të…

The post Trajnohen vëzhguesit e fushatës për komunat me shumicë serbe appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
Sot, DnV ka organizuar trajnimin e rradhës për 9 vëzhguesit afatgjatë (LTO) që do të përcjellin
rregullisht mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore në komunat e banuara me shumicë serbe. Vëzhguesit
janë anëtarë të organizatave partnere të DNV-së. Me trajnimin e tyre, numri i LTO-ve të angazhuar
nga Demokracia në Veprim në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është 44.

The post Trajnohen vëzhguesit e fushatës për komunat me shumicë serbe appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
https://demokracianeveprim.org/2024/12/24/trajnohen-vezhguesit-e-fushates-per-komunat-me-shumice-serbe/feed/ 0 3140
Gati për vëzhgim të fushatës zgjedhore! https://demokracianeveprim.org/2024/12/24/gati-per-vezhgim-te-fushates-zgjedhore/ https://demokracianeveprim.org/2024/12/24/gati-per-vezhgim-te-fushates-zgjedhore/#respond Tue, 24 Dec 2024 22:01:00 +0000 https://demokracianeveprim.org/?p=3133 Sot, 35 vëzhgues afatgjatë (LTO) nga organizatat patnere të koalicionit Demokracia nëVeprim po përvetësojnë dhe…

The post Gati për vëzhgim të fushatës zgjedhore! appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
Sot, 35 vëzhgues afatgjatë (LTO) nga organizatat patnere të koalicionit Demokracia në
Veprim po përvetësojnë dhe testojnë metodat më të reja digjitale për të raportuar për aktivitetet e

subjekteve politike gjatë fushatës zyrtare zgjedhore! Raportimet ditore nga terreni do të
mundësojnë që publiku të informohet në baza të rregullta për ecurinë e fushatës, nëse subjektet
politike po i përmbahen rregullave të fushatës, llojin e takimeve, gjuhën e komunikimit gjatë
fushatës dhe natyrën e premtimeve zgjedhore.

The post Gati për vëzhgim të fushatës zgjedhore! appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
https://demokracianeveprim.org/2024/12/24/gati-per-vezhgim-te-fushates-zgjedhore/feed/ 0 3133
Punimi per vleresimin e mesem zgjedhor https://demokracianeveprim.org/2024/12/05/punimi-per-vleresimin-e-mesem-zgjedhor/ https://demokracianeveprim.org/2024/12/05/punimi-per-vleresimin-e-mesem-zgjedhor/#respond Thu, 05 Dec 2024 18:18:27 +0000 https://demokracianeveprim.org/?p=2515 The post Punimi per vleresimin e mesem zgjedhor appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
39 – Punimi per vleresimin e mesem zgjedhor – 03Download

The post Punimi per vleresimin e mesem zgjedhor appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
https://demokracianeveprim.org/2024/12/05/punimi-per-vleresimin-e-mesem-zgjedhor/feed/ 0 2515
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, 19 maj 2019 https://demokracianeveprim.org/2024/11/26/zgjedhjet-e-jashtezakonshme-per-kryetar-ne-komunat-mitrovice-e-veriut-zubin-potok-leposaviq-dhe-zvecan-19-maj-2019/ https://demokracianeveprim.org/2024/11/26/zgjedhjet-e-jashtezakonshme-per-kryetar-ne-komunat-mitrovice-e-veriut-zubin-potok-leposaviq-dhe-zvecan-19-maj-2019/#respond Tue, 26 Nov 2024 19:22:13 +0000 https://demokracianeveprim.org/?p=2072 Mitrovicë e Veriut, 19 maj 2019 Demokracia në Veprim (DnV), po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit…

The post Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, 19 maj 2019 appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
Mitrovicë e Veriut, 19 maj 2019

Demokracia në Veprim (DnV), po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me praninë e vëzhguesve të saj në të gjitha (87) vendvotimet në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Të drejtë pjesëmarrje në zgjedhje kanë 57 mijë e 983 votues.

Hapja e vendvotimeve
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave, po zhvillohet në 44 qendra votimi me 87 vendvotime. Sipas të dhënave të terrenit, të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë.
Në 68% të qendrave të votimit është raportuar për prezencë të zyrtarëve policor.

Prania e materialit propagandues
Vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar për prani të materialit propagandues të subjekteve politike brenda diametrit prej 100m të Qendrës së Votimit, në vetëm një qendër votimi, në Leposaviq.

Disponueshmëria e materialit zgjedhor
Nga terreni raportohet se në vendvotime nuk kanë munguar materialet zgjedhore.

Prania e personave të paautorizuar në vendvotim
Prania e personave të paautorizuar nuk është vënë re në asnjë vendvotim.

Qasja e personave me aftësi të kufizuar
Rreth 60% e qendrave të votimit nuk janë të qasshme  për personat me aftësi të kufizuar.
 
***
Vëzhguesit e DnV-së do të vëzhgojnë procesin zgjedhor gjatë gjithë ditës deri në përfundim të procesit të numërimit. Informatat nga terreni do të jenë të disponueshme për publikun në kohë reale.
DnV iu bën thirrje të gjithë komisionerëve, vëzhguesve të partive politike dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në procesin zgjedhor të jenë të përkushtuar për të përmbushur obligimet e tyre për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. 
*
Demokracia në Veprim (DnV) është koalicion vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ky koalicion ka vëzhguar të gjitha proceset zgjedhore që nga 2007. Për Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan,19 maj, DnV ka akredituar 116 vëzhgues, duke përfshirë vullnetarë në qendrën e thirrjeve dhe epike mobile të cilët do të jenë në terren për të vëzhguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

The post Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, 19 maj 2019 appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
https://demokracianeveprim.org/2024/11/26/zgjedhjet-e-jashtezakonshme-per-kryetar-ne-komunat-mitrovice-e-veriut-zubin-potok-leposaviq-dhe-zvecan-19-maj-2019/feed/ 0 2072
DnV: Kërkohet përmbajtje deri në shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ-ja https://demokracianeveprim.org/2024/11/26/dnv-kerkohet-permbajtje-deri-ne-shpalljen-e-rezultateve-preliminare-nga-kqz-ja/ https://demokracianeveprim.org/2024/11/26/dnv-kerkohet-permbajtje-deri-ne-shpalljen-e-rezultateve-preliminare-nga-kqz-ja/#respond Tue, 26 Nov 2024 19:17:10 +0000 https://demokracianeveprim.org/?p=2069 Procesi i sotëm i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë por me pjesëmarrje më…

The post DnV: Kërkohet përmbajtje deri në shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ-ja appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
Procesi i sotëm i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë por me pjesëmarrje më të ulët të qytetarëve në zgjedhje krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Dita e zgjedhjeve nuk është karakterizuar nga ndonjë incident serioz brenda vendvotimeve, që do të mund t’a cenonte integritetin apo kredibilitetin e procesit. Gjatë tërë ditës së votimit, është regjistruar një trend përgjithësisht linear i pjesëmarrjes në votime, pa ndonjë fluks të theksuar të votueseve në qendra të votimit. Respektimi i masave mbrojtëse kundër Covid 19 ka qenë i mangët, sidomos nga votuesit në zonat rurale, por duke mos përjashtuar edhe stafin zgjedhor.

Në pjesën e pasdites janë vërejtur lëvizje të eksponentëve të subjekteve politike në lokacione të caktuara, përfshirë kryeministrin e vendit, gjë që mund të interpretohet si ushtrim i ndikimit mbi vullnetin e votuesve.

Është vërejtur interes i shtuar i mediumeve dhe organizatave për të matur disponimin e votuesve përmes administrimit të exit polleve në dalje të qendrave të votimit. Është raportuar edhe për kufizim të disa mediave në vëzhgimin e mbarëvajtjes së procesit brenda vendvotimeve.

Sa i përket parregullësive procedurale, edhe ky proces është përcjellë nga probleme të cilat janë përsëritur në të gjitha proceset zgjedhore paraprake. Pasaktësitë në listën e votuesve (rreth 50% e vendvotimeve), dhe trendi tejet i lartë i votimit me asistencë (mbi 90% e vendvotimeve) janë dy fenomenet më të shprehura në raundin e dyrtë të zgjedhjeve.

Vlen të theksohet se në këtë proces zgjedhor rastet e fotografimit të votës kanë shënuar rënie të ndjeshme, krahasuar me proceset paraprake zgjedhore, ku ky fenomen ka qenë shumë i shprehur.

Në pritje të fillimit të procesit të numërimit, DnV bën thirrje për kujdes dhe vëmendje të shtuar nga ana e stafit zgjedhor për të garantuar reflektim të drejtë të vullnetit qytetar. Po ashtu, ftojmë subjektet politike dhe mbështetësit e tyre që të mos shpallin fitoret eventuale bazuar në burime jozyrtare, por të presin shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ-ja.

***

Demokracia në Veprim (DnV) është koalicioni vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ky koalicion ka vëzhguar të gjitha proceset zgjedhore që nga 2007. Për  vëzhgimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, 14 nëntor, DnV ka angazhuar 90 vëzhgues.

The post DnV: Kërkohet përmbajtje deri në shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ-ja appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
https://demokracianeveprim.org/2024/11/26/dnv-kerkohet-permbajtje-deri-ne-shpalljen-e-rezultateve-preliminare-nga-kqz-ja/feed/ 0 2069
Nga tryeza e DnV-së kërkohet fillimi i procesit të reformës zgjedhore https://demokracianeveprim.org/2024/11/26/nga-tryeza-e-dnv-se-kerkohet-fillimi-i-procesit-te-reformes-zgjedhore/ https://demokracianeveprim.org/2024/11/26/nga-tryeza-e-dnv-se-kerkohet-fillimi-i-procesit-te-reformes-zgjedhore/#respond Tue, 26 Nov 2024 19:13:29 +0000 https://demokracianeveprim.org/?p=2065 Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV)organizoi sot tryezën e diskutimit me temën “Fushata zgjedhore…

The post Nga tryeza e DnV-së kërkohet fillimi i procesit të reformës zgjedhore appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV)organizoi sot tryezën e diskutimit me temën “Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 dhe ndikim i saj në punën e Kuvendit të Kosovës” në një diskutim të hapur me përfaqësues të subjekteve politike, KQZ-së dhe shoqërisë civile.

Në hapje të këtij diskutimi, Ismet Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv i KDI-së si udhëheqëse e koalicionit të OJQ-ve DnV, tha se edhe pse Kosova ka arritur standarde demokratike sa i përket organizimit të zgjedhjeve, ne duhet të fillojmë procesin për reformën zgjedhore. Në kuadër të këtij procesi, duhet të krijohet kodi zgjedhor që përfshinë disa ligje që duhet të adresojnë problematikat e evidentuara në proceset zgjedhore të mbajtura deri tash, e në raportet që po i publikojmë sot janë të përfshira një pjesë e tyre. Kryeziu tha se këto rekomandime do t’i prezantojmë gjatë aktiviteteve që synojmë t’i bëjmë gjatë avokimit për reformën zgjedhore.

DnV dhe KDI prezantuan një raport dhe një analizë të shkurtër që trajtojnë në dy forma të ndryshme tematikat e tryezës. Në prezantimin e raportit “Dy raunde të zgjedhjeve lokale – dy lloje fushatash”, Eugen Cakolli, tha se në formatin e fushatës, dy raundet e zgjedhjeve shpërfaqën qasje të ndryshme nga subjektet politike dhe kandidatët e tyre. Deri sa në raundin e parë kishte koncentrim më të madh drejt fushatës dixhitale, në raundin e dytë u shënua një rikthim i madh drejt aktiviteteve tradicionale. Me orientimin e fushatës drejt formatit tradicional është risjellë në pah dukuria e abuzimit me resurset publike për qëllime të fushatës. Kjo dukuri ka qenë dukshëm më pranishme në garën e balotazhit, duke u manifestuar përmes pjesëmarrjes së anëtarëve të kabinetit qeveritar në tubime publike apo ecjeve nëpër sheshe, kryesisht gjatë orarit të punës. Po ashtu, evident ishte edhe përfshirja e ekzekutivit të nivelit qendror në garën lokale përmes ofrimit të mbështetjes për kandidatët e atij subjekti politik, duke ndërlidhur zbatimin e projekteve të caktuara me ofrimin e ndihmës financiare nga Qeveria, që si fenomen ka cenuar parimin e garës së barabartë zgjedhore.

Sa i përket programeve politike, partitë politike u potencua që kanë luajtur një rol në përgatitjen e platformave të kandidatëve të tyre, ndonëse është ruajtur një autonomi e konsiderueshme e kandidatëve dhe degëve respektive në këtë drejtim, për shkak edhe të specifikave të ndryshme të komunave. Vet përmbajtja e programeve apo planeve qeverisëse të kandidatëve ka avancuar ndjeshëm, me kalim tek projektet transformuese, si dhe duke u ofruar hapësirë të konsiderueshme politikave ambientaliste. Sa i përket gjuhës së përdorur nga kandidatët, ndonëse në nivel të përgjithshëm ajo ishte e balancuar, gjatë raundit të dytë, rastet e acarimit të gjuhës dhe ashpërsimit të diskursit mes kandidatëve kanë qenë mjaft të shprehura, sidomos gjatë debateve televizive. Element tjetër i rëndësishëm që dëshmon për pjekurinë e subjekteve politike dhe kandidatëve në garë, është pranimi i menjëhershëm i rezultatit zgjedhor.
Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Cakolli paraqiti rekomandimet konkrete të DnV-së për përmirësimin dhe avancimin e fushatave zgjedhore në Kosovë, duke përfshirë shumë dimensione të saj. Po ashtu, duke qenë se këtë vit Kosova ka përmbyllur me sukses dy procese zgjedhore, u ritheksua se është momentumi i duhur politik për inicimin e procesit të reformës zgjedhore. Reforma zgjedhore duhet të përfshijë rishikimin e një sërë ligjesh, duke përfshirë Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjin për Zgjedhjet Lokale, Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike si dhe eventualisht ligjeve tjera që preken nga ndryshimet në legjislacionin zgjedhor. Përveç aspekteve teknike, u potencua që reforma zgjedhore do të duhej të përfshijë edhe disa prej çështjeve politike dhe elementeve kyçe të vet sistemit zgjedhor.



Në kuadër të kësaj tryeze, u prezantua edhe analiza “Ndikimi i zgjedhjeve lokale 2021 në punën e Kuvendit të Kosovës”. Agnesa Haxhiu, gjatë prezantimit të saj, tha se fushata zgjedhore ka ulur dukshëm efikasitetin e punës së legjislativit, për shkak të fokusit që partitë politike parlamentare kanë pasur në këtë proces zgjedhor, ku si garues morën pjesë rreth 15% e përbërjes së kësaj legjislature. Në paaftësi për të balancuar angazhimet e tyre në fushatë me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në Kuvend, deputetët e kanë ndikuar drejtpërdrejt funksionimin e mirëfilltë të Kuvendit, probleme këto që janë vërejtur më së shumti tek mbledhjet e Kryesisë dhe mbajtjes së seancave. Si pasojë, ka pasur ngecje edhe sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative.

Përveç ndikimit në performancën e institucioneve qendrore, në këtë rast të legjislativit, kandidimi i deputetëve në zgjedhjet lokale, dhe pastaj dorëheqja nga mandati i deputetit për një post ekzekutiv në nivel lokal e dobëson edhe përfaqësimin në Kuvend. Prandaj KDI konsideron që është e domosdoshme që në kuadër të procesit të demokratizimit të brendshëm të partive politike në Kosovë, është më se e nevojshme që të rishikohet edhe mënyra se si përzgjidhen kandidatët për zgjedhje në të dyja nivelet. Nominimi i kandidatëve në listat zgjedhore të partive politike, si për nivelin qendror ashtu edhe atë lokal do të duhej të adresohej përmes rregullave ligjore. Duke e përcaktuar paraprakisht formën se si përpilohet lista e kandidatëve në një garë zgjedhore,  në njërën anë qartësohet procesi i kandidimit për ata që kanë synim të jenë pjesë e një liste zgjedhore dhe në anën tjetër iu mundëson partive politike që paraprakisht të krijojnë kuadro për përfaqësim në të dyja nivelet pa e dëmtuar përfaqësimin në njërën apo tjetrën.Duke ditur ndikimin që angazhimi për një post tjetër publik ka në rolin e tij/saj si i/e zgjedhur nga populli, është e nevojshme të vendosen disa norma etike për deputetët që kanë ambicie për funksione të tjera publike, përfshirë opsionin e dorëheqjes nga posti i deputetit që me fillimin e fushatës zgjedhore.

Partitë politike parlamentare gjegjësisht deputetët duhet të kenë parasysh faktin që janë zgjedhur për të përmbushur obligimet ndaj qytetarëve të Kosovës, nëpërmjet hartimit dhe miratimit të politikave dhe ligjeve që ua përmirësojnë jetën atyre. Kuvendi duhet t’i përmbahet kalendarit të punës edhe në kohë të zgjedhjeve lokale, duke respektuar në radhë të parë Rregulloren e punës dhe kriterin për numrin e mbledhjeve dhe seancave që duhet të mbajtur. Dhe, njëkohësisht, të funksionojë me dinamikë të shtuar konform çështjeve që u shtrohen për trajtim, në mënyrë që të mos zvarriten ato çështje që kërkojnë trajtim nga deputetët dhe të mos pengohet funksionimi i mirëfilltë i Kuvendit.

Përgjithësisht, të gjithë pjesëmarrësit e kësaj tryeze konsideruan se është shumë i rëndësishëm fillimi i reformës zgjedhore dhe viti i ardhshëm do të duhej të ishte koha e duhur që të filloj dhe të përmbyllet suksesshëm ky proces.

Ky diskutim është organizuar me mbështetjen e Olof Palme International Center (OPIC).

The post Nga tryeza e DnV-së kërkohet fillimi i procesit të reformës zgjedhore appeared first on Demokracia në Veprim.

]]>
https://demokracianeveprim.org/2024/11/26/nga-tryeza-e-dnv-se-kerkohet-fillimi-i-procesit-te-reformes-zgjedhore/feed/ 0 2065