Të ndryshme

Komunikatë për Media (14 h)

Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” po vazhdon të monitorojë procesin e votimit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Nga vëzhguesit e Demokracisë në Veprim, deri në orën 14 janë paraqitur këto të dhëna:

Siç raportohet nga vëzhguesit tanë në terren, deri në orën 12 kanë votuar: Mbi 14 për qind

Votimet familjare, mbi një qind raste:

Prishtinë, në qendrën 1924e shkolla “Meto Bajraktari”, është raportuar për 22 raste të votimit familjar. Në këtë qendër është raportuar edhe për prezencë të personave të vdekur në listat e votuesve. 
Skenderaj, Prekaz i |Epërm, 2105B – 10 raste të votimit familjar
Prizren, në2014a/01R shkolla “Besim Brecaj” , 6 raste të votimit familjar.
Prizren, shkolla “Mustafa Bakija”, 5 raste.
Rahovec, shkolla “Bajram Curri” 3 raste të votimit familjar.
Ferizaj, Softaj, shkolla “meto Bajraktari”, tre raste të votimit familjar, Shkolla “Dëshmorët e Ratkocit” 3 raste, si dhe në shkollën “Vuk Karagjic”, Greme, 2507d/05R – 14 raste.
Suharekë, Doberdelan, 23 raste të votimit familjar
Lipjan, shkolla “Ismail Luma”, 15 raste të votimit familjar, Gadime “Zenel Hajdini” 15 raste, Llugaxhi 7 raste, Rubovc 5 raste.
Gjilan, “Thimi Mitko”, 7 raste 

Fotografimi i votës

Gjilan, Musa Zajmi, 0402x/04R një rast i dyshimit të fotografimit të votës.
Lipjan, Gadime në qendrën 1307E në Shkollën “Zenel Hajdini”, është raportuar për një rast të fotografimit të votës dhe dy raste që personat kanë asistuar më shumë se një herë.
Suharekë, Doberdelan, një rast i fotografimit të votës.
Mitrovcicë, Shkolla “Avduyllah Shabani” 1102/06, dyshohet për një rast të fotografimit të votës.
Ferizaj, Softaj, një rast të fotografimit të votës.

Parregullsi të tjera: 

Prizren, Motrat Qiriazoi dhe Abdyl Frashëri, prezencë e madhe nbëpër korridore e personave të paautorizyr që po bëjnë presion tek votuesit.
Prishtinë, Shkolla “Dukagjin Zeqiraj”, një person ka gjetur se dikush është nënshkruar në vend të tij.
Pejë, 1705C/06 vëzhguesit e PDK-së ushtrojnë presion mbi votuesit duke asistuar në kabina.
Has, Mazrek, është raportuar se votuesve nuk po u kontrollohen gishtat dhe po votohet pa u kontrolluar. 
Novobërd, 1403D, tre persona kanë tentuar të votojnë dy herë.
Rahovec, Zaqisht, 1356, shkolla “Haki Stërmilli”, një person ka asistuar për tre persona.
Mitrovicë, 1104 “Ismail Qemali”, dyshohet për cilësinë e dobët të sprejit. Në po të njëjtin vend, vërehen persona të pa-autorizuar.
Prizren, 2003a/02R – prani e personave të vdekur në lista të votuesve.
Prishtinë në Fakultetin Teknik në qendrën 1907e 02/d në është raportuar një rast ku një person ka tentuar të votojë dy herë. 
Drenas – Qikatovë e re 0301e – Një person i paidentifikuar po bën presion mbi qytetarët për ta votuar vajzën e tij, kandidate për asambleiste.
Dragashit, ku komuniteti goran është shumicë, është raportuar për prezencë të personave të pa-autorizuar, të cilët po i ndalin votuesit e po bisedojnë, përderisa supozohet dhe shihet si imponim për kënd të votojnë.
Prishtinë, “Hasan Prishtina”, 1909E/05 R një komisioner ka votuar dy herë, pasi është evidentuar se e ka pasur gishtin e spërkatur. Në po këtë qendër, një grua ka gjetur bashkëshortin e saj të vdekur në listën e votuesve, si dhe është gjetur një material propagandues në qendër.
Skenderaj, Turiqevc, 2117B, Abedin Rexha, tentim i votimit të dyfishtë.

DnV i bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje për të shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese.

Postime të ngjajshme
Të ndryshme

DnV: Procesi i votimit fillon në kohë

BallinaKomunikatë për mediaTë ndryshme

DnV: Fushatë zgjedhore e qetë, me ofertë të pasur programore, por me neglizhencë të masave anti-COVID

Të ndryshme

PARTITË POLITIKE VS TRANSPARENCA NË FUSHATË

Të ndryshme

DnV prezanton raportin e parë javor nga monitorimi i fushatës zgjedhore dhe mediave

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *