Të ndryshme

Komunikatë për Media (18 h)

Demokracia në Veprim po vazhdon monitorimin e procesit zgjedhor. Sipas raportimeve të vëzhguesve tanë, deri në orën 18:00, mbarëvajtja e procesit zgjedhor është si në vijim:

Kushtet dhe rrethanat për votim të lirë

Bazuar në të dhënat e vëzhguesve të DnV-së deri në këtë periudhë raportuese vlerësimi i përgjithshëm është që procesi po zhvillohet me incidente të cilat janë të izoluara dhe me ndërhyrje të shpejtë të institucioneve përgjegjëse për mënjanimin e tensioneve, të cilat kanë bërë dhe ndalimin e disa qytetarëve të përfshira në këto incidente. Me gjithat vlen të theksohet se dhe pas këtyre situatave nuk ka pas nevojë të ndërhyrjes të organeve të rendit apo dhe mbylljes së ndonjë vendvotimi që do të dukej si arsye që pengon qytetarët për të votuar në mënyrë të lirshme.
VERI/Përjashtim bën situata në veriun e Mitrovicës ku në bazë të raportimeve të vëzhguesve tanë raportohet se përpos në mëhallën e Boshnjakëve në qendrat e votimeve është ndërprerë procesi i votimit dhe raportohet se në shkollën Sveti Sava dhe në shkollën e Medicinës se grupe të personave të paautorizuar janë futur në këto qendra dhe kanë hedhur gazë lotsjellës, gjithashtu nëpër qytet janë dëgjuar të shtëna armësh dhe dyshohet për të plagosur. Tani vëzhguesit tanë janë tërhequr nga procesi i vëzhgimit dhe ne nuk do kemi informata më të hollësishme për këtë pjesë. 

Personat e paautorizuar 

Dhe pse është premtuar që angazhimi i prokurorisë, policisë dhe hetuesve do e ndihmojë votimin e lirë dhe do ndikojë në krijimin e një ambienti të qetë të votimit, në shumë qendra të votimit herë pas herë frekuentojnë persona të paautorizuar të cilët tentojnë të ndikojnë në përcaktimin e qytetareve për të votuar. 

Vazhdojnë të jenë prezentë Votimet familjare: 

Ky fenomen është evidentuar në numër të konsiderueshëm të vendvotimeve. Kryesisht gjatë procesit të votimit familjarë cenimi i të drejtës së votimit të fshehtë ndodhë tek gratë të cilave i imponohet votimi nga të afërmit si burri, djali apo vëllai. 
Prishtinë, në Shkollën fillore “Hasan Prishtina” në qendrën 1909e/05r, janë raportuar 4 raste të votimit familjar.

Fotografimi i Votës 

Dyshohet se një numër i konsiderueshëm i votuesve vazhdojnë të bëjnë fotografimin e votës dhe pse kjo parregullsi është e sanksionuar me kodin e ri penal të Kosovës por dhe me vendimin e fundit nga KQZ. Ky fenomen kryesisht njihet dhe si fenomeni i votës së korruptuar.

Prishtinë – Në Fakultetin Ekonomik në qendrën 1913e/04r është raportuar për një rast të dyshimtë të fotografimit të votës.

Prizren – në Shkollën “11 Marsi” në qendrën 2042a/14 r,janë raportuar disa raste të dyshimta të fotografimit të votës.

Në Sh. Fillore “Abdullah Shabani” 1102x/04r, është raportuar rast i dyshimtë te fotografimit te votës.

Votimet në emër të tjerëve

Në disa raste kemi hasur në votues të cilët kanë gjetur se është nënshkruar në emrin tyre dhe kjo ndoshta ka ardhë më shumë si pasojë e kualifikimit të dobët të komisionarëve për kontrollimin e mirëfilltë të dokumenteve identifikuese apo dhe ndoshta si rezultat i manipulimit të votës.

Prishtinë – në Shkollën fillore “Hasan Prishtina” 1909e/05r, një komisionerë ka votuar 2 herë. 

Tentativa për të votuar më shumë se një herë/votimet e shumëfishta 
Kemi pasur tentativa të qytetarë të papërgjegjshëm të cilët kanë tentuar të votojnë dy herë, por vlen të theksohet që ka qenë reagimi strikt i komisioneve të cilat nuk kanë lejuar të votohet më shumë se një herë. 

Pejë, në shkollën Dardania po ashtu në vendvotimin ku lejohet votimi me kusht janë identifikuar raste të votimit të dyfishtë.

Prishtinë – Në Fakultetin Ekonomik në qendrën 1913e/09r, një person ka tentuar të votojë dy herë.

Prishtinë – Në Fakultetin Filologjik në qendrën 1906e/16r, është raportuar një rast ku një person ka tentuar për votim të dyfishtë.

Prizren – në Shkollën “11 Marsi” në qendrën 2042a/14 r, disa persona të komunitetit turk kanë tentuar për votim të dyfishtë.

Listat e votuesve vazhdojnë të përmbajnë emra të personave të vdekur

Listat vazhdojnë të jenë të pa pastruara dhe përmbajnë emra të personave të vdekur. Deri më tani nga vëzhguesit e DnV nuk është raportuar për ndonjë rast votimi në emër të këtyre personave.

Kamenicë – Në fshatrat Strezov, Petrovë dhe Kovaqevë, KKZ e kësaj komune ka dërguar edhe nga 50 fletëvotime (material sensitiv) pa përcjelljen e policisë.

Klinë – në fshatrat Kpuzë dhe Drenoc në vendvotimet ku lejohet votimi me kusht janë raportuar parregullsi, ku votuesit i shënojnë emrat e tyre në një listë të pastër A/4.

Podujevë– në qendrën 1810e në Shkollën “Naum Veqilhargji” në një vendvotim është ndërprerë procesi i votimit për shkak të grindjes në mes komisionerëve.

Istog – në fshatin Cerc në shkollën e fshatit ku po realizohet procesi i votimit nuk ka energji elektrike fare.

Dragash – në fshatin Brezne janë raportuar probleme me listat e votuesve, ku shumë personave i është ndërruar vendvotimi.

Prishtinë – në shkollë “Hasan Prishtina” me numër 1909e/7r kryesuesi ka asistuar ne katër persona per votim.

Lipjan – në fshatin Sllovi, në Shkollën “Hasan Zyko Kamberi” me numër 1317e, është raportuar për tentim për blerje votash (policia e ka arrestuar personin e dyshuar)

Prishtinë – Në Fakultetin Filologjik në qendrën 1906e/11r, është raportuar një rast ku një person ka asistuar në 6 raste. 

Pjesëmarrja në votime

Sipas të dhënave të DnV-së, pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 17:00 është mbi 35 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Postime të ngjajshme
Të ndryshme

DnV: Procesi i votimit fillon në kohë

BallinaKomunikatë për mediaTë ndryshme

DnV: Fushatë zgjedhore e qetë, me ofertë të pasur programore, por me neglizhencë të masave anti-COVID

Të ndryshme

PARTITË POLITIKE VS TRANSPARENCA NË FUSHATË

Të ndryshme

DnV prezanton raportin e parë javor nga monitorimi i fushatës zgjedhore dhe mediave

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *