Të ndryshme

Komunikatë për Media

Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” është duke monitoruar procesin zgjedhor në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dnv për monitorimin e këtij procesi ka të angazhuar në teren 1600 vëzhgues si dhe disa ekipe mobile.

Monitoruesit tanë deri më tani kanë paraqitur të dhënat si në vijim: 

Fillimi i rrjedhës së votimit: Të dhënat nga terreni na tregojnë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në gjithë vendin, në përjashtim të një vendvotimi të qendrës 1908e në Prishtinë, i cili është hapur me 1 orë vonesë, si dhe në disa qendra tjera është raportuar se janë hapur me vonesë prej 10-20 minutash.

Mbarëvajtja e procesit të votimit:

Në Prishtinë në qendrën e votimit 1907e 02/d një votues ka votuar dy herë, si dhe në po të njëjtën qendër janë raportuar probleme me llambën ultravjollcë;

Në Kaçanik në qendrën 0307/d, 02, vëzhguesi i PDK-së ka shqelmuar kutinë e votimit duke e penguar procesin e votimit. Pas raportimit nga ana e menaxherit të qendrës personi në fjalë është arrestuar. 

Mungesa e komisionerëve në vendvotime është raportuar në:

Në Rahovec – në qendrën e votimit në Hoqë të Madhe- mungojnë dy komisionerë,

Në Gjilan – në qendrën në Shkollë “Iliria” janë të pranishëm vetëm 3 komisionerë. Në hapësirat e po kësaj qendre është raportuar për prezencë të materialit propagandues.

Në Mitrovicë në qendrën e votimit 1102, në njërin vendvotim janë të pranishëm vetëm 3 komisionerë. 

Në Malishevë , përkatësisht në fshatin Turjakë në qendrën e votimit 3046/ 01 janë raportuar raste të vulosje nga dy herë të fletëvotimeve.

Në Gjilan në qendrën e votimit në shkollën “Musa Zajmi” në vendvotimin 0402 x/04r shiritat e kutive kanë qenë të vendosur por jo të mbyllur deri në orën 9:00. Në po këtë qendër në vendvotimin 02/R, është identifikuar një person i cili ka nënshkruar në dy rubrika. 

Në Gjakovë në qendrën 0204 c-03c në Shkollën Mazllum Këpuska, është raportuar për prezencë të materialit propagandues të subjektit politik AAK. 

Në Gjilan në shkollë “Mehmet Isai” në qendrën 0403x /05r është raportuar për prezencë të materialit propagandues të subjektit politik të LDK-së.

Në Gjakovë në qendrën 0209c /02, kryesuesi i Vendvotimit ka dhënë dorëheqje. I njëjti është zëvendësuar me një person tjetër.

Sipas vëzhguesve të DnV-së, situata në veri është përgjithësisht e qetë. Megjithatë kemi raport se në disa qendra të votimit, qëndrojnë persona të pa-autorizuar të cilët kërcënojnë votuesit, vëzhguesit dhe anëtarët e këshillave të vendvotimit. 

Në disa vendvotime është raportuar se ka më pak Fletëvotime sesa që është numri i votuesve në listën e votuesve, por duhet thënë se për këtë çështje ka një vendim paraprak të KQZ-së. 

Demokracia në Veprim i bënë të thirrje gjithë votuesve që të dalin në zgjedhje për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese.

Postime të ngjajshme
Të ndryshme

DnV: Procesi i votimit fillon në kohë

BallinaKomunikatë për mediaTë ndryshme

DnV: Fushatë zgjedhore e qetë, me ofertë të pasur programore, por me neglizhencë të masave anti-COVID

Të ndryshme

PARTITË POLITIKE VS TRANSPARENCA NË FUSHATË

Të ndryshme

DnV prezanton raportin e parë javor nga monitorimi i fushatës zgjedhore dhe mediave

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *