Të ndryshme

Performanca artistike “Mbroje votën”

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, në kuadër të aktiviteteve senzibilizuese për të nxitur zgjedhje me standarde demokratike, ka organizuar në Sheshin “Ibrahim Rugova” një performancë me moton “Mbroje votën”.

Aktorë kosovarë kanë performuar një shfaqje që ka paraqitur parregullsitë e zgjedhjeve të kaluara, duke tentuar që të sensibilizohet opinioni që të njëjtat të mos përsëriten në zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit 2013. 

Udhëheqësi i “Demokracisë në Veprim”, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se kjo performancë ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për t’i shmangur keqpërdorimet. Ai ndërkohë ka bërë thirrje që në procesin zgjedhor të mos ketë probleme që e kanë karakterizuar vendin në zgjedhjet e kaluara. Sipas tij, në këto zgjedhje do të ndikojë pozitivisht edhe Kodi i ri Penal dhe masat që parashihen në të. 

Performanca është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të Demokracisë në Veprim që lidhen me sensibilizimin e qytetarëve të Kosovës rreth rëndësisë së pjesëmarrjes në zgjedhje demokratike.

Postime të ngjajshme
Të ndryshme

DnV: Procesi i votimit fillon në kohë

BallinaKomunikatë për mediaTë ndryshme

DnV: Fushatë zgjedhore e qetë, me ofertë të pasur programore, por me neglizhencë të masave anti-COVID

Të ndryshme

PARTITË POLITIKE VS TRANSPARENCA NË FUSHATË

Të ndryshme

DnV prezanton raportin e parë javor nga monitorimi i fushatës zgjedhore dhe mediave

Regjistrohu në faqen tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *