Parregullësitë që shoqëronin pothuajse çdo proces zgjedhor përforconin nevojën për ndryshime në operacionet zgjedhore, aq më tepër për ndryshime thelbësore në sistemin zgjedhor për të garantuar përfaqësim sa më të drejtë të vullnetit qytetar. DnV që nga 2011 ishte pjesë e të gjitha grupeve punuese që u themeluan nga Kuvendi në përpjekje për një reformë të mirëfilltë zgjedhore. DnV nuk u mjaftua me idenë e ndryshimeve teknike të procesit zgjedhore, një pjesë e të cilave u adresuan përfundimisht me miratimin e Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme në 2023, pas më shumë se 10 vite përpjekje. Për DnV-në synim mbetet trajtimi përmbajtësor i reformës për të garantuar përfaqësim sa më të drejtë dhe kjo nënkuptonte gjetjen e zgjidhjeve sa i përket zonave zgjedhore, pragut zgjedhor, listave të hapura dhe parimit një votë-një kandidat, kodifikimit të legjislacionit zgjedhor, promovimit të modelit “zebër” që garanton barazi gjinore në listat e kandidatëve, heqjes së votimt me kusht, identifikimit biometrik të votuesve e çështje të tjera.