Mbikëqyrim Financat e Subjekteve Politike

Partitë politike në Kosovë konsiderohen si institucione më së paku të besueshme në raport me institucionet tjera. Në këtë drejtim, nevoja për fillimin e një debati të gjerë dhe të strukturuar lidhur me përcaktimin e kritereve minimale të funksionimit të demokracisë së brendshme, dhe rregullimit ligjor të subjekteve politike mbetet synim i DnV-së.

DnV beson se llogaridhënia financiare e partive politike është parakusht për demokratizimin dhe funksionimin e tyre dhe për këtë është angazhuar në monitorimin e financave të subjekteve politike në disa zgjedhje, përfshirë financimin dhe shpenzimet gjatë fushatës zgjedhore.

DnV me vite të tëra ka avokuar edhe për avancimin e kornizës ligjore dhe praktikave më të mira të financimit politik, duke kontribuar me analiza të vlefshme, ngritje të kapaciteteve institucionale dhe shkëmbim të përvojave.

Me Ligjin e ri për financimin e subjekteve politike, të miratuar në vitin 2023 është avansuar llogaridhënia dhe pavarësia e Zyrës për mbikëqyrjen e financave të partive politike, por që jashtë rregullimit kanë mbetur fushatat online dhe financimi përkatësisht shpenzimet e kandidatëve gjatë fushatës.

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.
 

Të fundit

Kontakti

Bajram Kelmendi n/45 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +383 (0)38 248 038

info@kdi-kosova.org